Bullgaria ka prodhuar sasi rekord energji të gjelbër
Sofje, 11 nëntor - Sasi rekord të elektro energjisë nga burime të rinovueshme energjetike është prodhuar në Bullgari gjatë vitit 2010.
Kjo përbën 1/3 e prodhueshmërisë së centralit atomik Kozlloduj, ndërsa kjo e fundit gjeneron 15 % të konsumit të energjisë elektrike në vend.
Këtë deklaroi ministri i ekonomisë, energjetikës dhe turizmit, Trajço Trajkov gjatë konferencës për efektivitetin energjetik dhe energjinë e rinovueshme.
Por jo me tempe të tilla hyn në përdorim në industri energjia nga burimet e rinovueshme energjetike.
Vetëm 3.5% nga konsumi energjetik përfundimtar në këtë sektor sigurohet nga burime të rinovueshme, por kjo është drejt ndryshimit nëpërmjet stimujve, të cilat dhamë në ligjin për burime të rinovueshme energjetike dhe shohim një interes të madh për projekte të tilla në industri, komentoi ministri Trajkov.
Përveç kësaj, gjatë 2010-ës vendi ynë ka kursyer energji prej afro 3550 gigavatë. Kjo është një nga arsyet gjatë vitit të shkuar dhe gjatë këtij viti të kemi eksport rekord të energjisë elektrike.
Pavarësisht nga kjo, të dhënat e strategjisë energjetike të Bullgarisë deri në vitin 2020 tregojnë, që konsumi vjetor është 990 milion euro, më shumë për resurse energjetike në krahasim me konsumin mesatar në vendet e Bashkimit Evropian.
Sepse për Bullgarinë efektiviteti energjetik është garant për ofrime më të sigurta dhe ulje të vartësisë nga eksporti i lëndëve djegëse. Pavarësisht nga përmirësimi i treguesve kombëtar, Bullgaria vazhdon të jetë në vend të parë për nga konsumimi i energjisë në rangun e Bashkimit Evropian.
Ky është një problem para aftësisë konkurruese të ekonomisë. Ndërsa potenciali i efektivitetit energjetik është i madh. Me ndihmën e tij mund të lirohet resursi financiar i shtetit, firmave dhe resursi për eksport të energjisë elektrike.
Presim që kursimet nga aplikimi i masave energoefektive në industri, transport, shërbime, bujqësi dhe jetesë ti afrohen 1.3 miliard levave (rreth 700 milion euro) gjatë vitit 2016 vizoi ministri Trajkov parashikimet në përdorimin e energjisë së gjelbër.
Gjatë tranzicionit ndaj ekonomisë me misione të ulëta të karbonit, një hap i rëndësishëm është rritja e kapacitetit të energjisë nga burime të rinovueshme energjetike në konsumin përfundimtar bruto.
Investimet globale në energji të pastër arritën në 243 miliardë dollarë gjatë vitit 2010, 30% më shumë në krahasim me vitin pasardhës.
Mund të jetë befasi, por burimet të rinovueshme energjetike që janë të instaluara, si kapacitet në rang bote tashmë kapërcejnë atë të fuqive bërthamore.
Ministri Trajkov i kthehu vëmendje edhe mundësive para kompanive të mëdha, të cilat mund të përfitojnë nga fondet evropiane për investime në industrinë e gjelbër.
Në këtë mënyrë do të ulet prodhimi që konsumon shumë energji dhe ndikimi negativ në ekologji, do të vihen teknologji të pastra për kursimin e energjisë dhe burime të rinovueshme energjetike.
Institucioni i ekonomisë ka krijuar një skemë speciale inovative për financimin e projekteve të gjelbra për ndërmarrje të vogla dhe të mesme.
Me këtë skemë 150 milion euro nga Bashkimi Evropian kombinohen me resursin kreditor nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Sipas planit kombëtar për stimulimin e prokurimeve publike të gjelbra deri në vitin 2020, 60% e letrës, e cila përdoret nga administrata shtetërore, do të riciklohet, 60% nga pajisjet e teknologjisë së informacionit, 80% nga ndriçimi i zyrave, dhe 90% e kondicionerëve do të jenë energokursyese.
Nëse shohim Bashkimin Evropian si kompani globale, menaxhmenti i saj nga Komisioni Evropian ka vënë si qëllim deri në vitin 2020 të rrisë ekonominë e energjisë, dhe deri në 2050 të krijojë ekonomi me misione të ulëta të karbonit. Kjo do të sjellë deri në kursimin e 1000 eurove në familje dhe hapja e 2 milion vendeve pune.
Faktikisht, këta janë masa nga plani i ri për efektivitetin energjetik, të cilat do i lejojnë Evropës që tia dalë me ndryshimet klimatike dhe në të njëjtën kohë të përmbushë nevojat e veta për energji.
Sipas vlerësimit të ministrit Trajkov, deri në këtë moment Bullgaria ka tejkaluar kriteret mesatare të Bashkimit Evropian për efektivitetin energjetik dhe energjinë e gjelbër.