26 Dhjetor 2024

Bullgaria fillon likuidimin e 'Rrymës Jugore', ndërpret furnizimin me gaz rus

Sofje, 11 shkurt - “Gazpromi” rus dhe “Holdingu Energjetik Bullgar” po pakësojnë kapitalin e shoqërisë së tyre të përbashkët “Rryma Jugore”, si një hap i parë drejt likuidimit të kompanisë.

Deri në muajin prill kapitali i firmës pakësohet me pothuajse 150 000 euro, të cilat do të shkojnë krejtësisht drejt “Gazpromit” së cilës “Holdingu Energjetik Bullgar” i ka borxh 98 000 euro.

Për palën bullgare kryesore është klauzola e kontratës për shpërbërjen e shoqërisë, se Holdingu Energjetik Bullgar nuk i detyrohet asnjë kompensim palës ruse dhe ajo nuk mund të ngrejë çështje kundër partnerëve bullgarë.

Pritet po kështu dhe shitja e pronave me vlerë rreth qytetit Varna, për mbi 9,5 milionë euro. Bullgaria tanimë i pagoi “Rrymës Jugore” mbi 6,5 milionë euro, për prona mbi të cilat kalon traseja e gazsjellësit “Rryma Ballkanike”.

Edhe Turqia ka zvogeluar dukshem importin e gazit rus për vitin 2019, në raport me vitin 2018 ku ka rënie prej rreth 40% dhe nga importuesi i dytë, Turqia tani më është importuesi i katër.

Rasti i Turqisë e cila ishte importuesi i dytë më i madh i gazit rus dhe që brenda një viti ka zvogëluar importin me rreth 40%, duke gjetur mundësi tjera të furnizimit tregon më së miri se epoka e monopolit të gazit rus është duke përfunduar dhe mëkëtë edhe zbehja e fuqisë ruse.

Fillim viti nuk ka nisut mbarë për gjigantin energjetik rus, Gazprom, që është kompania më e madhe ruse.

Gazeta ruse 'The Moskow Times' ka shkruar se gjatë gjysmës së janarit Rusia ka pësuar rënie të eksportit të gazit me rreth 20%, trend i rënies që kishte filluar në vitin e kaluar për të vazhduar edhe në ketë fillim vit.

"Pos rënies së kërkesës për gaz kemi edhe rënie të çmimit të gazit, çmim i cili është më i ulëti në 15 vitet e fundit", thekson gazeta.

Rënia e kërkesës për gaz dhe çmimit ka ndikuar në zvogëlimin e fitimit të planifikuar neto nga shitja e gazit të Gazprom me rreth 45%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)