23 Dhjetor 2024

Bullgaria anulon kontratën me CEZ-in

Sofje, 19 shkurt - Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov, ka thënë se licenca e kompanisë çeke për shpërndarjen e energjisë elektrike në vendin e tij, do të revokohet, pas dyshimeve se ka thyer sistematikisht rregullat e prokurimit.

Njoftimi i tij vjen pas disa ditësh protesta mbarëkombëtare, për shkak të faturave të larta të energjisë elektrike. Kompania çeke, CEZ, këmbëngul se nuk ka shkelur rregullat.

Një zëdhënës i saj në Pragë e ka cilësuar deklaratën e kryeministrit Borisov si “shkelje serioze të ligjit të Bullgarisë, si anëtare e Bashkimit Evropian”.

Dhjetëra-mijëra bullgarë u janë bashkuar protestave të ditëve të fundit kundër çmimeve të larta të energjisë elektrike, duke bërë po ashtu thirrje për dorëheqjen e qeverisë së Borisovit.

Njëmbëdhjetë njerëz janë lënduar të hënën në Sofje, gjatë përleshjeve të protestuesve me policinë. Në muajin janar, edhe Shqipëria ka revokuar licencën e CEZ-it, duke akuzuar kompaninë se nuk ka kryer obligimet e parapara me kontratë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)