Bullgarët protestojnë ndaj faturave të fryra të rrymës
Sofje, 11 shkurt - Bullgarët kanë dalë në rrugë në mbi 10 qytete në shtetin më të varfër të BE-së, për të protestuar ndaj faturave të fundit të energjisë elektrike, që iu kanë arritur të fryra pas rritjes së konsumit gjatë sezonës së dimrit.
Mijëra njerëz në qytete të ndryshme të Bullgarisë u hodhën në protesta kundër çmimeve të larta të korrentit.
Duke brohoritur sllogane si Mafia dhe Dorëheqje mijëra qytetarë të frustruar kanë marshuar në qytetet e Sofjës, Varnës, Plovdivit dhe Blagojevgradit, duke i djegur faturat e tyre të energjisë elektrike madje duke djegur edhe makinat e EVN-së dhe duke kërkuar rinacionalizimin e distribucionit të energjisë.
Tregu i distribucionit të Bullgarisë është i ndarë në tri rajone, që kontrollohen nga kompanitë çeke CEZ dhe Energo-Pro si dhe nga EVN e Austrisë.