BSPK paralajmëron protestë për ngritjen e çmimit të energjisë
Prishtinë, 2 korrik - Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, (BSPK) ka reaguar ashpër ndaj vendimit që ka marrë të hënën nga Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për ngritje të kostos të energjisë. Nëse ky vendim nuk rishqyrtohet, zyrtarë të BSPK-së, kanë paralajmëruar protesta.
Ne si BSPK, vlerësojmë një si një vendim të gabuar, sepse për këtë vendim është dashur që të merret edhe nga organi që i përgjigjet ZRRE-ja, kuvendit, kjo nuk ka ndodhur, por ja që ata e kanë bërë këtë ngritje, ka theksuar Haxhi Arifi, kryetar i BSPK-së.
Arifi ka thënë se ZRRE, qysh më herët na ka paralajmëruar se do të ndodhë diçka e tillë. ZRRE është një organ që i përgjigjet Kuvendit, faktikisht para se të shpërbëhet Kuvendi, bisedat kanë pasur të behën në këtë drejtim që të rritet kostoja e rrymës
Ne si BSPK, vlerësojmë një si një vendim të gabuar, sepse për këtë vendim është dashur që të merret edhe nga organi që i përgjigjet ZRRE-ja, kuvendit, kjo nuk ka ndodhur, por ja që ata e kanë bërë këtë ngritje, ka thënë Arifi.