BSPK fuqimisht kundërshton ngritjen e çmimit të rrymës
Prishtinë, 10 shkurt - Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) fuqimisht kundërshton vendimin e KEK-ut për ngritjen e Tarifave të Energjisë Elektrike.
Ky vendim sipas BSPK-së do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe të punëtorëve të Kosovës, ku edhe ashtu po ballafaqohen me inflacion të dukshëm dhe gjendje të rëndë sociale.
Me këtë vendim do të dëmtohet rëndë popullata , punëtoria si dhe ekonomia e Kosovës, e cila edhe ashtu ka pësuar dëme të mëdha financiare si pasojë e reduktimeve të mëdha të energjisë elektrike.
Kjo ngritje e çmimeve nuk do të zgjedh problemet në KEK, por vetëm se do ti ripërtërij ato dhe do ti rris ato probleme.
BSPK-ja nga KEK-u kërkon që ta rishikojnë edhe një herë këtë vendim dhe ta rikthejë në vendimin e mëparshëm.
BSPK përkrah të gjitha shoqatat joqeveritare që kundërshtojnë ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.