British Gas ofron energji elektrike falas të dielave
Londër, 3 gusht - Kompania ''British Gas'' bëri sot të ditur se do të ofrojë energji elektrike falas të dielave për klientët e saj, me qëllim reduktimin e konsumit javor.
Programi mund tu ofrohet në mesin e vitit 2014 miliona klientëve të ''British Gas'' në Britaninë e Madhe që zotërojnë një matës energjie inteligjent.
Këta matës dërgojnë automatikisht të dhënat drejt ''British Gas''.
Objektivi i kësaj nisme është përdorimi i pajisjeve elektrike gjatë fundjavës, kur kërkesa industriale është më pak e rëndësishme.
''Centrica, kompania mëmë e ''British Gas'', u ka propozuar tashmë klientëve të saj në shtetin e Teksasit një program të tillë.
Kompania ''Centrica'' regjistroi një rritje prej nëntë për qind në fitimet operacionale të rregulluara në gjysmën e parë të vitit 2013, pas një dimri veçanërisht të ftohtë.
''British Gas'' rriti me 6 për qind tarifat e energjisë elektrike për britanikët në nëntor të vitit 2012.