Britanike miratoi një termocentral të ri bërthamor
Londër, 21 korrik - Qeveria britanike miratoi një termocentral të ri bërthamor me vlerë 20 miliardë funte apo 24 miliardë dollarë në Suffolk në Anglinë Lindore.
Uzina Sizewell C, siç njihet, do të ndërtohet nga EDF, një kompani energjetike në pronësi kryesisht të shtetit francez, e cila ka pretenduar se vendi do të jetë në gjendje të furnizojë me energji deri në 6 milionë shtëpi.
Uzina Sizewell C me dy reaktorë do të ndërtohet pranë uzinës tashmë ekzistuese Sizewell B.
Qeveria britanike ka vonuar vazhdimisht vendimin përfundimtar për uzinën Sizewell C, por më në fund dha miratimin.
Centrali i ri është pjesë e një valë të re të centraleve bërthamore, të cilat krahas rritjes së energjisë nga era në det të hapur dhe hidrogjeni, përbëjnë një pjesë kyçe të strategjisë së qeverisë për energjinë e gjelbër.