Brexit-i do të ndikojë mbi resurset financiare në energjetikë
Sofe, 5 korrik - Dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja do të ndikojë seriozisht mbi resurset financiare të sistemit energjetik të Bullgarisë.
Për financimin e saj energjetika bullgare iu shpreson në shkallë të madhe programeve donatore të BE-së.
Dalja e Britanisë së Madhe imponon një rishqyrtim serioz të këtyre fondeve, sepse Britania e Madhe investonte afro 25 miliard euro mbi bazë bjetore, komentoi eksperti energjetik profesor Atanas Tasev. Bullgaria do të marrë mjetet e domosdoshme, në se do të paraqesë projekte atraktive me skema të pranueshme për financim, mendon profesori Tasev. Ai shtoi, se do të jetë mirë të mendohet për renovimin e infrastrukturës energjetike, e cila është në gjendje kritike.