22 Dhjetor 2024

BQK nuk do të aplikojë norma negative në depozitat e KEK-ut

Prishtinë, 10 janar - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka takuar Kryeshefin Ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.

Në këtë takim u diskutua lidhur me modalitetet përmes të cilave BQK do të mund të ndihmojë KEK-un lidhur me tejkalimin më të lehtë të situatës emergjente energjetike.

Si rrjedhojë, Guvernatori Mehmeti e njoftoi Krasniqi se BQK do të marrë vendim që të mos aplikojë norma negative në depozitat e KEK-ut në BQK, por këto kosto me bankat ndërkombëtare do t'i bartë vetë BQK-ja.

Nga ana tjetër, Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, Krasniqi, falënderoi Guvernatorin Mehmeti për gatishmërinë që të ndihmojë në përballimin e vështirësive me të cilat po ballafaqohen.

Gjithashtu, të dyja palët u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin në mes të dy institucioneve, në fushat me interes të përbashkët.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)