BP do të paguajë gjobën më të madhe në historinë e SHBA-ve
Londër, 16 nëntor - Kompania britanike e naftës British Petrolium (BP) do të duhet të paguajë një gjobë që varion nga 3-5 miliardë dollarë për shkak të incidentit në Gjirin e Meksikës.
Ky vendim duhet të konfirmohet nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve. Nëse do të ndodhë një gjë e tillë, kjo do të jetë gjoba më e madhe në historinë e Shteteve të Bashkuara.
Derdhja e naftës në afërsi të brigjeve të shtetit amerikan të Louisiana-s ndodhi për shkak të një shpërthimi në platformën e nxjerrje së naftës më 20 prill të vitit 2010. Atëherë humbën jetë 11 persona, ndërsa derdhja e naftës zgjati për rreth katër muaj.