Bota drejt uljes së përdorimit të lëndëve djegëse për të prodhuar energji
Londër, 12 prill - Bota duket se po shkon gjithmonë e më shumë drejt uljes së përdorimit të lëndëve djegëse për të prodhuar energji.
Ky është përfundmi i arritur në raportin e ri të analistëve të energjisë Ember, duke shënuar rënien e parë vjetore të përdorimit të qymyrit, naftës dhe gazit për të prodhuar energji elektrike, jashtë një recesioni apo pandemie globale. Si rezultat, më pak gazra ngrohës do të çliroheshin gjatë prodhimit të energjisë.
Autorët ia atribuojnë ndryshimin e pritshëm një bumi në energjinë e rinovueshme të udhëhequr kryesisht nga Kina. Era dhe dielli tani prodhojnë 12% të energjisë elektrike globale me mjaft turbina me erë të shtuara në vitin 2022 për të fuqizuar pothuajse të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Burimet e rinovueshme janë vendosur të plotësojnë të gjithë rritjen e kërkesës këtë vit, thotë studimi. Prodhimi i energjisë elektrike është kontribuesi i vetëm më i madh në ngrohjen globale, përgjegjës për mbi një të tretën e emetimeve të karbonit të lidhura me energjinë në 2021.
Pra, heqja graduale e qymyrit, naftës dhe gazit në këtë sektor shihet si kritike për të ndihmuar botën të shmangë nivelet e rrezikshme të ndryshimeve klimatike.
Ky studim i ri shqyrton të dhënat nga vendet që përfaqësojnë 93% të kërkesës globale për energji elektrike.
Raporti tregon më tej se po bëhet përparim i rëndësishëm në reduktimin e rolit të lëndëve djegëse fosile në prodhimin e energjisë.
Zhvillimet kryesore janë rritja e vazhdueshme e energjisë diellore dhe erës si burime ekonomikisht të qëndrueshme të energjisë elektrike. Në të gjithë botën, energjia diellore u rrit me 24% vitin e kaluar, mjaftueshëm për të përmbushur kërkesat vjetore të një vendi aq të madh sa Afrika e Jugut.
Marrë së bashku me energjinë bërthamore dhe hidrocentrale, burimet e pastra prodhuan 39% të energjisë elektrike globale në vitin 2022. Raporti zbulon se energjia elektrike e prodhuar vitin e kaluar ishte, në fakt, më e pastra e prodhuar ndonjëherë.
Por pavarësisht kësaj, emetimet e karbonit nga sektori gjithashtu vazhduan të rriten, pasi përdorimi i qymyrit u rrit.
Sipas autorëve të raportit, kjo është për shkak se kërkesa e përgjithshme për energji elektrike u rrit dhe jo e gjitha u plotësua nga burime të pastra.
Kishte gjithashtu probleme me energjinë bërthamore dhe hidrike në vitin 2022, me shumë reaktorë francezë jashtë linje, dhe lumenjtë e Evropës shumë të ulëta në shumë vende për prodhimin e hidrocentraleve.
Megjithatë, raporti thotë se në vitin 2023, rritja e erës dhe diellit do të jetë më e madhe se rritja e kërkesës - dhe kjo do të fillojë të kthejë valën e gazeve ngrohëse.