Bordit i ZRRE-së mban seancën e parë
Prishtinë, 14 janar - Sot, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka mbajtur seancën e tij të parë (I) për këtë vit.
Në këtë seancë, pas shqyrtimit, Bordi i ZRRE ka marrë vendim për vlerat e parametrave të cilët ndikojnë drejtpërdrejt në përcaktimin e Të Hyrave të Lejuara të Furnizuesit me Shërbim Universal (FSHU) për periudhë periudhën 2022 - 2024. Këto parametra përfshijnë Shpenzimet Operative, Faktori Efikasitetit, Jetëgjatësia e aseteve, Borxhi i Keq, Marzha me pakicë dhe Faktori Ndarës i Jobalanceve.
Sot, Bordi ka marrë vendime për dhënien e autorizimeve për VET – KONSUM edhe për 5 aplikues për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet fotovoltaike/solare, në kapacitet prej 262.61 kW.
Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe disa çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e sektorit si dhe të Zyrës së Rregullatorit për Energji.
Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE do të publikohen në faqen elektronike zyrtare të ZRRE www.ero-ks.org .