25 Dhjetor 2024

Bordi i përkohshëm i KEK-ut me objektiva konkrete

Prishtinë, 15 qershor - Bordi i përkohshëm i drejtorëve të KEK sh.a. në takimin e sotëm ka diskutuar në lidhje me prioritetet rreth objektivave të KEK-ut, si rrjedhojë njëzëri është dakorduar për zhvillimin e dy objektivave të cilat në këtë fazë janë me rëndësi të veçantë për KEK-un.

Në këtë drejtim, duke qenë se KEK-u nuk ka një strategji të korporatës dhe duke pas parasysh mungesën e një strukture organizative koherente e cila nuk është në përputhje me numrin aktual të të punësuarve,  është vendosur  që krahas strategjisë 2020-2025, prioritet për KEK-un të jetë edhe rishikimi funksional.

Në këtë drejtim, konform udhëzimit nga Bordi i përkohshëm i drejtorëve, u.d. Kryeshefi Ekzekutiv ka formuar një grup profesional të përbërë nga niveli i lartë ekzekutivë si dhe ekspertë të brendshëm të fushave relevante me operimet e KEK-ut, i cili do të udhëhiqet nga zyra për planifikim strategjik. Detyrë e këtij grupi është që të konsultohet me divizionet e brendshme, me organizata ndërkombëtare dhe me palë të interesit, në mënyrë që sa më parë të hartojë draft-propozimin e strategjisë 2020-2025 për shqyrtim nga ana e Bordit të përkohshëm dhe aksionarit.

Në këtë vazhdë, Bordi i përkohshëm sot është takuar edhe me kompaninë e specializuar “ABKONS dhe AT Kearney” e cila muaj më parë ishte përzgjedhur për të kryer shërbimin e ''RISHIKIMIT FUNKSIONAL TË STRUKTURËS ORGANIZATIVE AKTUALE' të  KEK-ut  (Nr. prokurimit; KEKO-19-215-322).

Në këtë takim, Bordi i përkohshëm ka shprehur shqetësimet e veta rreth shpërputhjeve organizative, moshës se lartë mesatare të të punësuarve dhe nevojës për zhvillimin profesional të satfit.

Prandaj, ka inkurajuar kompaninë që të intensifikojë angazhimet e saj lidhur me hartimin e një plani organizativ i cili do t’i trajtojë të gjitha këto shpërputhje që do të jenë bazë edhe për ripërtëritjen dhe zhvillimin e stafit.  

Përfundimisht, bazuar në ligjin e NP-ve, Bordi i përkohshëm si përfaqësues i aksionarit të vetëm (qeverisë)  ka përgjegjësinë për performancën e mire të KEK-ut. Prandaj, është i përkushtuar që KEK-u të ketë identitet të qartë korporativ dhe një strukturë të qartë organizative.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)