25 Dhjetor 2024

Bordi i KEK-ut propozon revitalizimin e Termocentralit Kosova A

Prishtinë, 24 qershor - Bordi i përkohshëm i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë një sërë vendimesh.

Fillimisht është diskutuar hartimi i strategjisë së KEK-ut,  me objektivë të parë  re-vitalizmin dhe modernizimin e TermoCentralit Kosova A, dhe si rrjedhojë Bordi është dakorduar për fillimin e procedurave për studimin paraprak të fizibilitetit.

Bordi ka përcaktuar edhe objektivin tjetër për përmbushjen e përgjegjësive mjedisore duke synuar pajisjen me lejen e integruar mjedisore sipas legjislacionit në fuqi dhe në përputhje me  standardet mjedisore.

Në takimin e sotëm Bordi i përkohshëm njëzëri u pajtua që të krijohet një fond për 20 bursa universitare dedikuar për të rejat dhe të rinjtë nga Republika e Kosovës që studiojnë në degët deficitare dhe strategjike për KEK-un.

Në këtë takim gjithashtu është vendosur që si përkrahje ndaj Komunës së Obiliqit dhe asaj të Fushë Kosovës, të themelohet një program në Qendrën e Trajnimeve të KEK-ut për trajnimin e 100 të rejave dhe të rinjve të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme profesionale në lëmitë përkatëse deficitare për KEK-un.

Në fund, Bordi u pajtua për angazhimin zyrtar të konsulencës së USAID-it për të ndihmuar në hartimin e strategjisë së ndërmarrjes, si dhe ngritjen e kapaciteteve në sektorin e burimeve njerëzore, zyrës ligjore, prokurimit dhe sektorë të tjerë të KEK-ut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)