Bordi i KEK-ut, ka emëruar Luigj Imerin u.d. të kryeshefit ekzekutiv
Prishtinë, 29 prill - Bordi i përkohshëm i KEK-ut, ka njoftuar se me vendim unanim ka emëruar Luigj Imeri në pozitën e ushtruesit te detyres së kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Ky vendim është marrë bazuar në përgatitjen profesionale dhe eksperiencë e Imerit.
z. Imeri ka studiuar në Universitetin Politeknik në Tiranë (1993-1999) dhe ka titullin; Inxhinier i diplomuar i Elektronikës duke vazhduar me studimet në Universitetin Amerikan të Kosovës (2006-2007) për Lidership dhe Menaxhim, nga ku merr edhe titullin: Magjistër i Shkencave për Shërbime të Menaxhimit.
Ai gjithashtu ka ndjekur dhjetëra programe trajnuese dhe zhvillimore profesionale brenda dhe jashtë vendit, të gjitha të ndërlidhura me punën dhe operimet në KEK.
Bordi i përkohshëm ka marrë parasysh edhe eksperiencën mbi 20 vjeçare në KEK të Imeri, i cili ka mbi 15 vite që ka ushtruar pozita menaxheriale në këtë kompani.
Në vitin 2004 ai për herë të parë ishte caktuar në pozitën e Menaxherit të Departamentit të TC Kosova B, në kuadër të Divizionit të Gjenerimit, ndërsa nga Janari i vitit 2012 pas një performance të shkëlqyer ishte caktuar në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv në Divizionin e Termocentralit Kosova B, nga ku me 24.04.2020 është emëruar UD. Kryeshefit Ekzekutiv të KEK sh.a.