Bordi i KEK-ut adreson në prokurori gjetjet e Qeverisë për shkeljet e identifikuara
Prishtinë, 22 maj - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve, në mbledhjen e rregullt të mbajtur sot, ka shqyrtuar një numër çështjesh me rëndesi për korporatën.
Si rjedhojë, ka marrë disa vendime shumë të rëndësishme, ndër to edhe vendimin për formimin e grupit punues për strategjinë 2020-2025.
Në mbledhjen e sotme, Bordi i Përkohshëm i KEK-ut, aprovoj raportin vjetor të Auditimit të Pasqyrave Financiare për vitin 2019, raportin tremujor financiar për periudhën Janar-Mars 2020 dhe propozoj objektivat kryesore të Strategjisë së Ndërmarrjes dhe mori vendim për themelimin e Grupit punues për hartimin e Strategjisë 2020-2025;
Bordi po ashtu mori vendim për përgatitjen e Planit të veprimit për zbatimin e rekomandimeve të auditorit të jashtëm dhe të brendshëm.
Po gjatë këtij takimi bordi i KEK-ut shkarkoj nga detyra e pozites së Sekretarit të Ndërmarrjes Lulzim Zeqiri dhe emeroj në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Sekretarit Nexhat Podrimaj.
Krejt në fund bordi vendosi që të adresoj në organet e prokurorisë gjetjet e aksionarit të vetëm (Qeverise) në lidhje me shkeljet e identifikuara.