30 Dhjetor 2024

Bordi i KEK po punon në rishikimin dhe ristrukturimin funksional të ndërmarrjes

Prishtinë, 3 prill - Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka shprehur falënderimin e tij për të gjithë punonjësit e KEK-ut, në veçanti të atyre që punojnë në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit (DPQ) dhe Termocentralet Kosova A (TCA) dhe Kosova B (TCB) për angazhimin e tyre të palodhshëm.  

Bordi i KEK-ut njofton të gjithë punonjësit dhe opinionin e gjere publik se punëtorët e saj vlerësohen si aseti më i rëndësishëm i funksionimit të korporatës dhe KEK ka prioritet bazë zhvillimin, rritjen dhe modernizimin e tij si dhe përmirësimin e mirëqenies së punëtorëve.

 KEK në vazhdimësi ka shqyrtuar kërkesat dhe shqetësimet e punonjësve lidhur me pagat në ndërmarrje dhe gjithnjë do të jetë i hapur për dialog me punëtorët dhe sindikatat.

"Sidoqoftë, duhet theksuar se paga mesatare në KEK Sh.a është mbi pagën mesatare në sektorin publik dhe privat në Kosovë.  Po ashtu të gjithë punonjësit e KEK-ut, përfitojnë nga sigurimi shëndetësor, transporti, pagesa shtesë për përvojën e punës si dhe pagesa për shujta."

"Duam të potencojmë se gjatë vitit 2022 punonjësit e KEK-ut kanë treguar një performancë të mirë, prandaj për këtë qëllim Bordi së fundmi, përmes një vendimi në muajin Dhjetor 2022 ka shpërblyer të gjithë punonjësit me nga 500 Euro Bonus për punën dhe kontributin e dhëne gjatë vitit 2022", thekson Bordi.

Në vazhdim, Bordi është dukë punuar në Rishikimin funksional të ndërmarrjes dhe për këtë qëllim do të këtë një ristrukturim dhe transformim i cili planifikohet të filloj në fund të vitit 2023 dhe pas kësaj Struktura dhe nivelizimi i pagave do të shqyrtohen pas këtij ristrukturimi dhe transformimi, në përputhje me strategjinë dhe mundësitë e reja zhvillimore të ndërmarrjes.

Fitimet nga performanca e mirë financiare në dy vitet e fundit (2021-2022), duhet dhe do të përdoren në radhë të parë, për investime të kontraktuara dhe planifikuara për riparim, modernizim dhe rindërtim të kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike, investime tjera kapitale në mihjen sipërfaqësore, si dhe pagesë të kredisë ndaj Qeverisë se Republikës së Kosovës.

"Duke pasur tërë mirëkuptimin për kërkesat e punëtorëve, pas përfundimit të auditimit dhe certifikimit të pasqyrave financiare në fund të muajit Prill të këtij viti, Bordi dhe Menaxhmenti i KEK-ut, do të shqyrtojë kërkesën e sindikatave  se sa do të ketë mundësi që të përfitojnë punonjësit e KEK-ut", potencon Bordi.

Bordi edhe njëherë dëshiron ta shprehë mirënjohjen dhe falënderimin për punën e pa-lodhshme të punonjësve, duke pritur mirëkuptim për një transformim drejt një Korporate moderne energjetike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)