21 Dhjetor 2024

Bordi e njoftoi kryeministrin Kurti rreth përgatitjeve që KEK-u ka bërë

Prishtinë, 17 tetor - Bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e mirëpriti Bordin e Drejtorëve të KEK-ut, kryesuar nga Skender Haziri. Në takim ishte i pranishëm edhe Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Rëndësia e punës së KEK-ut, veçanërisht gjatë krizës energjetike dhe sfidat që kjo ndërmarrje ballafaqohet, ishin dy prej temave të këtij takimi.

Infrastruktura dhe teknologjia e vjetër e termocentraleve vazhdojnë të mbeten sfidat kryesore. Përkundër kësaj, Bordi i Drejtorëve e njoftoi kryeministrin Kurti rreth masave dhe përgatitjeve, që KEK-u ka bërë për periudhën e dimrit.

Kryeministri Kurti falënderoi Bordin për punën e deritanishme. Ai tha se ky dimër, përballë krizës globale energjetike, do të varet shumë nga optimizimi i kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike të vendit dhe racionalizimi i shpenzimit të energjisë elektrike nga ana e institucioneve publike, qytetarëve dhe bizneseve. Duhen të dyja, që ky dimër të tejkalohet më lehtë.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)