Bordi dhe Menaxhmenti inkurajojnë të gjithë punëtorët e KEK-ut për imunizim
Prishtinë, 3 gusht - Bordi i Përkohshëm dhe Menaxhmenti i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) po inkurajojnë të gjithë punëtorët e KEK-ut për imunizim.
Bordi thekson se përhapja e virusit COVID 19 - variantit Delta ka ringjallur shqetësime në tërë globin, por edhe në vendin tonë.
"Në këtë drejtim duke pas parasysh rëndësinë e kompleksitetin e operimeve tona ditore si dhe numrin e madh të të punësuarve në KEK, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve dhe menaxhmenti i KEK-ut me qëllim të mbrojtjes së shëndetit tuaj si dhe parandalimit të përhapjes së virusit Covid-19, inkurajojnë të gjithë punëtorët që sa më parë të jetë e mundur të vaksinohen", thekson Bordi.
Vaksinimi mbron jetë dhe shëndeti e jeta juaj ka vlerë për ne.