Bordi dhe Menaxhmenti i KEK-ut nuk kanë marrë pagën e 13-te
Prishtinë, 13 mars - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se lajmi i botuar në disa portale me titull: Bordi dhe Menaxhmenti I KEK-ut morën pagën e 13-të jashtë ligjshëm është plotësisht i pa vërtetë.
Për më tepër sipas KEK në këtë artikull deklarohet rrejshëm kinse vet KEK-u ka pranuar se disa zyrtar të menaxhmentit që kanë kontrata individuale kanë marrë pagën e 13-të.
Përndryshe, KEK-u ka deklaruar se: Të gjithë punonjësit e KEK-ut duke përfshir edhe zyrtarët e lartë nuk kanë marrë pagë shtesë, përveç atyre të parapara me kontrata individuale pra, të gjithë punonjësit e KEK-ut kanë kontrata individuale.
Si rrjedhojë, Korporata Energjetike e Kosovës është në proces të auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2016 dhe pa përfunduar ky proces as nuk mund të diskutohet asnjë shtesë as për menaxhmentin as për punëtorët e KEK-ut.
\"Prandaj, pas publikimit te pasqyrave financiare, duke u bazuar ne ligjet në fuqi, Bordi ka aprovuar një shpërblim për të gjithë punëtorët e vet si shpërblim për ballafaqim të suksesshëm me vështirësitë dhe tejkalimin e situatës se jashtëzakonshme , me temperatura ekstreme, gjatë këtij sezoni dimëror.\"
\"Për më shumë secili nga të apostrofuarit është i gatshëm që të bëj publike llogaritë bankare para institucioneve relevante edhe pse shumica prej tyre e bëjnë këtë për çdo vitë në bazë të ligjit\", thekson KEK.