Blloku B2 i KEK-ut del nga funksioni
Prishtinë, 25 qershor - Kompania e Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike (KEDS), ka njoftuar se në orët e pasdites janë lajmëruar për daljen nga puna të Bllokut B2 nga KEK-u.
KEDS ka njoftuar se janë duke u ndërmarrë përpjekje që njësia gjeneruese B2 në Termocentralin Kosova B të rifillojë prodhimin e energjisë elektrike sa më shpejtë, KEDS varet nga importi emergjent.
\"Importimi i energjisë elektrike është proces që kërkon kohë, kapacitete për importim që janë në dispozicion në treg dhe përgatitje teknike, por presim që shumë shpejtë të realizohet mungesa e shkaktuar nga rënia e bllokut\", është thënë në njotimine KEDS-it.
KEDS ka njoftuar se vazhdon përpjekjet për realizim të importit deri për sa prodhimi i energjisë elektrike nuk është i mjaftueshëm dhe nuk mbulon kërkesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
\"Kërkojmë ndjesë dhe mirëkuptim nga konsumatorët për reduktime eventuale të energjisë. Qëllim i KEDS është që qytetarët të furnizohen pa ndërprerje me energji elektrike\", është thënë në njotimine KEDS-it.