25 Dhjetor 2024

Bizneset gjermano-serbe interesohen të investojnë në energji të gjelbërt

Prishtinë, 24 shkurt - Kryetari i Aleancës Kosovare të Bnizneseve, Agim Shahini, ka pritur në një takim një delegacion të bizneseve nga Gjermania dhe Serbia, të udhëhequr nga Stevan Saviç dhe Zorica Zariç. 

Temë e bisedës ishte thellimi i marrëdhënieve më të mira ndërmjet bizneseve në fushat e prodhimtarisë së energjisë së gjelbërt dhe prodhimeve të gomave të maunave për bartjen e mallrave.

Palët u pajtuan që bizneset duhet të bashkëpunojnë e zhvillohen pa pengesa dhe potencialet që Kosova i ka për zhvillim dhe investime janë tepër të mëdha në krahasim me vendet tjera regjionale.

Kryetari i AKB-së, informoi bizneset rreth mundësive të mira që ofron Kosova për bërje të biznesit, infrastrukturën ligjore, fuqinë punëtore, taksat etj.

Njëkohësisht palët u interesuan për infratrukturën ligjore të Kosovës, për investitorët e huaj për zonat e lira ekonomike e industriale që Kosova ofron për investitorët e huaj, por edhe njëkohësisht edhe gatishmërinë e investitorëve kosovar për aksione të përbashkëta. 

Bizneset mikse ishin të interesaura sidomos për invetsime në bio enegrji të cilët kanë fonde të ndara për këtë fushë, sidomos për invetsime në Kosovë.

“Kosova ka mundësi të mirë që të përfitoi nga kjo dhe duhet që investitor të tillë të joshen edhe më tepër. Rrugët e bashkëpunimit po zgjerohen dhe institucionet duhet të bëjnë edhe më shumë reforma”, tha Agim Shahini. 

Nga ana tjetër  Stevan Saviç, tha se janë të interesuar të bashkëpunojnë me AKB-në dhe intesimi i tyre ka të bëjë me bio energjinë dhe që Kosova ka potenciale të mjaftueshme për këtë fushë.

Sipas tij pos kësaj fushe do të shikojnë mundësinë edhe për investime edhe në sektorë të tjerë dhe po ashtu kërkohen edhe bashkë aksionar. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)