Bisedohet për bashkëpunimin Kosovë - Kroaci në fushën e Mjedisit
Prishtinë, 31 gusht - Ushtruese i detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala priti në takim Ambasadoren e Kroacisë, Shkelqësinë e saj Zonjën Maria Kapitanovic dhe Zëvendëambasadorin Zlatko Vnuçec të akredituar në Kosovë.
Në takim i bisedua për bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë në fushën e Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinor.
U.d. Ministri Shala shprehur falënderimin e tij për qeverinë Kroate për ndihmën e dhënë për gjithë këto vite për Kosovën, njëkohësisht shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët.