Bien temperaturat, ketë jave pritet te bie bora e parë
Prishtinë, 28 nëntor - Masat e ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit do të jenë prezent mbi gadishullin e Ballkanit.
Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) sipas të cilit në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot me vranesira dhe intervale me diell.
Këto vranësira në viset e ulëta gjatë natës dhe pjesës së parë të ditës së hënë kanë mundesi që vende-vende të shoqerohen me riga shiu dhe fjolla te dobëta bore, kurse në viset malore pritet të ketë reshje bore te intensitetit të ulët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri në zero gradë , kurse temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperendimi me shpejtesi 1-8m/s.