22 Dhjetor 2024

Bie B2-shi, ashpërsohen reduktimet e energjisë elektrike

Prishtinë, 30 qershor - Korporata Energjetike e Kosoves (KEK) përmes një komunikate njoftoi sot  se si pasojë e rënies nga sistemi të njësisë B2, të mërkurën në orën 1:26 pas mesnate, është rënduar situata e furnizimit të vendit me energji elektrike.

Në këtë  moment, kategoria A ka furnizim 5:1, kategoria B po furnizohet 3:3 dhe kategoria C 2:4. Gjendja pritet të përmirësohet shumë shpejtë, pasi KEK-u ka siguruar energji elektrike shtesë nga marrëveshja e bashkëpunimit të shkëmbimit të energjisë elektrike me Shqipërinë, përderisa importi do të nisë nga data 1 korrik.

Në dispozicion janë tri blloqe, përkatësisht A4 dhe A5 të Termocentralit \"Kosova A\" dhe njësia B1 e Termocentralit \"Kosova B\". Njësia B2 parashihet të kthehet në sistem në orët e vona të mbrëmjes, pas sanimit të defektit teknik në kracer. 

KEK-u përmes komunikatës siguron konsumatorët dhe publikun se  po bën përpjekje të vazhdueshme për përmirësimin dhe mirëmbajtjen e dy njësive gjeneruese në TC \"Kosova B\" dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese. Bëhet e ditur se do të jenë jashtë operimit:

Blloku B2 nga 1 korriku (mesnatë ndërmjet të enjtes dhe të premtes) deri më 30 korrik, për instalimin e rotorit të ri të turbinës dhe për punët në mirëmbajtje preventive për të përmirësuar operimin në të ardhmen; Blloku B1 nga 16 korriku deri më 25 gusht për instalim të rotorit të ri të shtypjes së ulët, rotorit të ri të gjeneratorit, dhe për punët në mirëmbajtje preventive.

Rrjedhimisht, furnizimi me energji elektrike do të jetë sensitiv, sidomos në periudhën prej 16 deri me 30 korrik, ngase gjatë kësaj periudhe dyjavore do të jenë në revizion të planifikuar vjetor dy njësitë e TC \"Kosova B\",

KEK-u ka bërë planet për këtë situatë dhe ka lidhur kontratë për import të energjisë
elektrike për të përmbushur mungesën që pritet të shfaqet në furnizim. Pos kësaj, KEK-u planifikon të mbajë në operim dy njësitë e Kosovës A gjatë gjithë kësaj periudhe kritike.

Reduktimet eventuale do të kryhen në pajtim me rregullat e programit ABC të ZRrE-së. Me mungesë furnizimi do të mund të ballafaqohen të gjitha kategoritë. Prioritet do të kenë paguesit e rregullt, përkatësisht konsumatorët që janë në kategorinë A, njofton KEK-u.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)