27 Dhjetor 2024

Bie B1 në KEK, mungesë e jashtëzakonshme e energjisë elektrike

Prishtinë, 13 korrik - Sot nga ora 14:00 është bërë ndërprerje emergjente dhe e paparalajmëruar e prodhimit edhe në njësinë B1 të termocentralit Kosova B në KEK.

Në Kosovë për momentin, KEK prodhon energji elektrike me vetëm një njësi në termocentralin Kosova B dhe një njësi në termocentralin Kosova A.

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike - KEDS ka bërë të ditur se nga KEK është informuar që janë duke bërë të pamundurën për të rifilluar prodhimin në këtë njësi në orët e mbrëmjes të ditës së nesërme sidoqoftë, ende nuk jemi informuar për kohën e saktë të kthimit.

\"Në këto momente, si KEDS jemi duke u përballur me mungesë të paplanifikuar të sasive të konsiderueshme të energjisë elektrike në sistem me vetëm dy njësi aktive në KEK dhe për shkak të pamundësisë së importimit të sasive të mëdha të energjisë në afat të shkurtë kohor, mund të kufizohet furnizimi i rregullt me energji elektrike për konsumatorë.\"

\"Luteni të keni parasysh që importimi i energjisë elektrike në rrethana emergjente kërkon kohë për t’u realizuar si dhe disponueshmëri të mjaftueshme të energjisë në treg.\"

\"Menjëherë pas ndërprerjes së paplanifikuar të prodhimit në njësinë B1 ne kemi filluar procedurat për realizimin e importit të konsiderueshëm të energjisë për të mbuluar kërkesën e konsumatorëve dhe për të siguruar furnizim të rregullt me energji elektrike. Jemi duke bërë të pamundurën të sigurojmë energji të mjaftueshme për furnizim të rregullt në afatin më të shkurtë të mundshëm kohor\", thekson KEDS.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)