Biden rithekson mbështetjen e SHBA-ve për termocentralit Kosova e Re
Prishtinë, 18 gusht - Në vizitën e djeshme të Zëvendëspresidentit të SHBA-ve Joe Biden, përveç shumë temave, ai u ndal edhe njëherë tek termocentrali Kosova e Re që pritet të ndërtohet së shpejti dhe ndikimin që do të ketë ai në zhvillimin ekonomik.
Gjatë konferencës së përbashkët me Presidentin e vendit Hashim Thaci, Biden ka rikujtuar se që Shtetet e Bashkuara e mbështesin ndërtimin e termocentralit Kosova e Re.
Me këtë rast Biden tha se SHBA-të mbështesin forcimin e sigurisë energjetike, dhe se ndërtimi i termocentralit Kosova e Re do ti sjellë Kosovës energji të qëndrueshme dhe zhvillim ekonomik.
Ne duam të ndihmojmë që të forcojmë sigurinë energjetike, për këtë arsye ne mbështesim ndërtimin e termocentralit të ri në Kosovë Kosova e Re që do ti sigurojë Kosovës furnizim të qëndrueshëm me energji dhe do të zhbllokojë rritjen ekonomike, ka thënë zëvendës Presidenti i SHBA-ve Joe Biden.
Me ndërtimin e termocentralit Kosova e Re, pritet mbyllja e ndotësit më të madh në vend, e që është termocentrali Kosova A. Përveç kësaj termocentrali i ri pritet tu jap fund mungesave të energjisë elektrike që sipas Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavilecit i ka kushtuar sektorit privat me qindra miliona euro.