BGF prezanton hulumtimin për rritjen e çmimeve të energjisë
Prishtinë, 30 shtator - Balkan Green Foundation (BGF) me mbështjetje të Heinrich Böll Stiftung do të mbajë konferencë për media, në të cilën do të prezentohet hulumtimi: “Kriza Energjetike në Ballkanin Perëndimor: Masat e ndërmarra në kohën e rritjes së çmimeve të energjisë”.
Punimi paraqet një analizë të navigimit të krizës energjetike dhe masat e ndërmarra nga qeveritë përkatëse, për ta trajtuar rritjen e çmimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Punimi vlerëson faktorët që mund t’i kenë kontribuar krizës energjetike dhe ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor.