23 Dhjetor 2024

BERZH interesohet për projektet energjetike në Kosovë

Prishtinë, 15 janar - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka pritur sot një delegacion të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) të kryesuar nga Jean-Marc Peterschmitt, Drejtor Menaxhues për Evropën Qendrore dhe JugLindore.

Me këtë rast Beqaj ka vlerësuar se pas anëtarësimit të Republikës së Kosovës në këtë institucion financiar janë krijuar mundësitë më të mira për thellimin e bashkëpunimit në kuadër të Strategjisë të BERZH-it për Kosovën.

Ministri Beqaj ka njoftuar delegacionin e BERZH-it me prioritetet e Qeverisë sa i përket zhvillimit ekonomik dhe projektet që janë në proces e sipër, me theks të veçantë në fushën e energjetikës, infrastrukturës, telekomunikacionit etj.

Beqaj ka vënë në dukje se në kuadër të projekteve në fushën e energjisë, në fokus do të jenë projektet për rritjen efiçiencës së energjisë dhe zhvillimit të burimeve të ripërtrishme të energjisë, ndërsa theksoi se TC Kosova e Re mbetet ndër projektet kryesore në këtë sektor.

Gjatë takimit, ministri Beqaj ka njoftuar zyrtarët e lartë të BERZH-it lidhur me përgatitjet që janë duke u bërë për mbajtjen e Konferencës për Energjinë e Ripërtrishme dhe Efiçiencën e Energjisë dhe ka ftuar këtë institucion që jetë pjesë e saj me qëllim të mbështetjes së projekteve që vijnë nga sektori privat dhe ai publik, si nivelin qendror ashtu edhe atë lokal. 

Kreu i MZHE-së ka kërkuar përfshirjen e BERZH-it edhe në fushën e telekomunikacionit, ndërsa ka nënvizuar mundësinë e financimin e projekteve në infrastrukturë që kanë për qëllim të përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës siç janë infrastruktura rrugore lokale, projektet e ujësjellësit dhe trajtimit të ujërave të zeza dhe mbeturinave të ngurta.
.
Nga ana e tij Drejtori Menaxhues i BERZH-it për Evropën Qendrore dhe JugLindore, Peter Schmitt e njoftoi ministrin Beqaj  rreth aktiviteteve lidhur me hartimin e strategjisë tri vjeçare të BERZH-it për Kosovën si dhe rreth fushave ku BERZH-i synon ti shtrijë aktivitetin e vet në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)