Beqaj në takimin e Komunitetit të Energjisë në Malin e Zi
Budvë, 18 tetor - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj po merr pjesë në takimin e Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë që po mbahet në Budvë të Malit të Zi, ku marrin pjesë vendet nënshkruese të këtij Traktati dhe institucionet mbështetëse.
Gjatë këtij takimi të nivelit të lartë do të diskutohen çështjet që lidhen me implementimin e obligimeve nga Traktati, si Raporti Vjetor i Implementimit i Sekretariatit të TKE-së, Strategjia e Energjisë e Komunitetit të Energjisë, siguria e furnizimit me energji, zhvillimi i Resurseve të burimeve të ripërtrishme, që dalin nga Direktiva e KE-së 2009/28 etj.
Në fund të këtij takimi Këshilli Ministror i TKE-së do të dalë me konkluzionet e përbashkëta.