Beqaj në takimin e energjisë të vendeve të BE-së
Prishtinë, 19 shtator - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj udhëheq delegacionin e Republikës së Kosovës në Takimin joformal të ministrave të energjisë të vendeve të Bashkimit Evropian në Vrocllav të Polonisë.
I ftuar nga Kryesia Polake e BE-së, ministri Beqaj do të marrë pjesë në takimin në të cilin do të diskutohet për zhvillimin e infrastrukturës së përbashkët Evropiane, ku Kosova prezantohet si shtet i pavarur.
Gjatë qëndrimit në Vrocllav ministri Beqaj do të ketë takime me homologët nga vendet pjesëmarrëse në këtë takim.