Beqaj merr pjesë në përvjetorin e Traktatit të Energjisë
Prishtinë, 24 tetor - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj sot në Vjenë merr pjesë në manifestimin e shënimit të përvjetorit të 5-të të Traktatit të Komunitetit të Energjisë.
Ministri Beqaj në këtë ceremoni merr pjesë më ftesë të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë.
Në këtë ngjarje të rëndësishme do të marrin pjesë U.D. i Presidentit të Republikës së Moldavisë Michael Spindelegger, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Austrisë Reinhold Mitterlehner, Komisionari për Energji i BE-së, Gunther Oettinger etj.
Në kuadër të këtij takimi do të diskutohet për zhvillimet aktuale dhe progresin e arritur në kuadër implementimit të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, i cili është parakusht ligjor për intensifikimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të vendeve nënshkruese të kësaj Marrëveshje, në fushën e energjisë.
Ministri Beqaj gjithashtu merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, ku do të ketë mundësinë të diskutojë rreth klimës biznesore dhe do të shpalos mundësitë për investimet potenciale në fushën e energjisë, minierave, telekomunikacionit dhe IT-së.
Ministri Beqaj do të flas edhe rreth progresit të arritur në kudër të implementimit të planit të veprimit me qëllim të realizimit të prioriteteve të zhvillimit ekonomik.
Në këtë forum do të marrin pjesë përfaqësues të tjerë të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës, kryetari i Forumit Ekonomik të Vjenës Erhard Busek, ministri për Inovacion dhe për IT i Republikës së Shqipërisë Genc Pollo, Përfaqësues të Komunitetit të Biznesit dhe pjesëmarrës tjerë.
Është paraparë që ministri Beqaj në kuadër të Forumit të takohet me ministrin e Bujqësisë dhe Ushqimit Republikës së Bullgarisë, Miroslav Naydenov, me të cilin do të diskutojë rreth zhvillimeve dhe prioriteteve në këtë fushë dhe rreth mundësive për avancim të nivelit të bashkëpunimit në të ardhmen.