22 Dhjetor 2024

Beqaj: Kosova ka përparime në projekte të energjisë

Prishtinë, 21 prill - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj ka vlerësuar sot se Kosova ka përparime substanciale në infrastrukturën ligjore dhe në projektet konkrete në lëmin e energjetikës, ndërsa Slavtcho Neykow, drejtor i Sekretariati te Traktatit të Komunitetit për Energji tha se janë shumë të kënaqur me punën që është bërë deri tani.

Gjatë takimit me zotin Neykow ministri Beqaj tha se janë këmbyer informatat lidhur me nivelin në të cilin gjendet Kosova në implementimin e marrëveshjen së është arritur në kuadër të Traktatit të Komunitetit për Energji.

“Kosova është në fazë relativisht të avancuar sa i përket legjislacionit, me projektet tona për të shkuar përpara në fushën e energjisë, për projektet tona për ndërtim të Termocentralit Kosova e Re, për kapacitetet e energjisë së ripërtritshme, për pjesën tjetër të angazhimeve të cilat lidhen me plotësimin e rregullave të Unionit Evropian sa i përket tregut të energjisë “, tha me këtë rast ministri Beqaj.

Formalisht tani është duke u hartuar një strategji rajonale për energji dhe ne i dhamë disa nga vizionet dhe orientimet tona se kah duhet të shkon ajo si dhe projektet tona të cilat janë në nivel rajonal dhe duhet të trajtohen si projekte të nivelit rajonal, tha ministri i Zhvillimit Ekonomik.

“Njëkohësisht jemi duke përgatitur një Memorandum Bashkëpunimi në mes të Ministrisë, Rregullatorit të Energjisë, të KOSTT-it dhe Sekretariatit të Traktatit te Komunitetit të Energjisë me qëllim që obligimet të cilat janë marrë të implementohen në bazë të partneritetit të mirëfilltë. Diskutuam edhe për konferencën e ardhshme për investime, që do të jetë në maj, në të cilën Kosova do të jetë mjaft aktive dhe do ta prezanton veten në këtë konferencë”, tha ministri Beqaj.

“Shumë ligje janë adoptuar, gjithashtu jemi shumë të kënaqur dhe të impresionuar nga hapat që ka marrë Qeveria për legjislacionin dhe për legjislacionin dytësor. Ne e dimë që të gjitha palët kontraktuese të marrëveshjes së Traktatit të Komunitetit të Energjisë kanë vështirësi të ndryshme sa i përket energjisë dhe furnizimit  të energjisë elektrike. Prandaj i jemi shumë falënderues Ministër që na informoi për sa i përket projekteve të Kosovës dhe gjithashtu projektit të TC” Kosova e Re”, tha zoti Neykov.

Ai theksoi se në duart dhe kompetencat e Qeverisë së Kosovës mbete të përcaktohet se cilat do të jenë projektet që do të zhvillohen dhe si do të zhvillohen.

“Gjithashtu të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me ambientin janë të rëndësishme për komunitetin e Energjisë. Në fakt për të plotësuar të gjitha këto kërkesa nevojiten shumë para. Në fund të fundit gjithçka është e lidhur me çmimin e energjisë. Prandaj në duam që të bëjmë atë që është e mundur, të bëjmë një zgjidhje të mundshme në kohën e duhur”, tha zoti Neykov. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)