Beogradi nuk do të shtyjë afatin e ndërtimit të Rrymës Jugore
Beograd, 7 qershor - Ministri i energjetikës Aleksandër Antiç shpalli se Serbia nuk ka në plan ta shtyjë fillimin e ndërtimit të segmentit të saj të gazsjellësit Rryma Jugore, që është planifikuar për korrikun.
Ministri e bëri deklaratën pasi Bashkimi Evropian kërkoi që Bullgaria ta ndërpresë punën mbi këtë projekt.
Besoj se Komisioni Evropian dhe vendet anëtare të BE-së do të gjejnë vendimin përkatës, sepse ky është një projekt evropian në interes të sigurisë energjetike, komentoi Antiç.