24 Dhjetor 2024

BE vendosur taksa antidumping për panelet diellore kineze

Bruksel, 3 dhjetor - Bashkimi Europian (BE) vendosi të hënën marrjen e masave përfundimtare për panelet diellore kineze.

Sipas një njoftimi për shtyp, Këshilli i BE-së mbështeti propozimet e Komisionit Europian për të vendosur taksa antidumping dhe antisubvencion ndaj paneleve diellore të importuara nga Kina. Afati i këtyre taksave do të jetë dyvjeçar, duke nisur nga 6 dhjetori.

Gjithashtu, Komisioni konfirmoi vendimin e tij që eksportuesit kinezë të paneleve diellore që marrin pjesë në të ashtuquajturin \"garantim\", të përjashtohen nga pagesa e taksave antidumping dhe antisubvencion.

Në gusht BE-ja dhe Kina i zgjidhën mosmarrëveshjet e tyre për panelet diellore tregtare përmes \"një zgjidhjeje miqësore \".

Shumë prodhues kineze që pranuan \"garantimin\" e çmimeve, një formë zgjidhjeje miqësore në procedurat e mbrojtjes tregtare mbështetur në një çmim minimal importi, mund të përjashtohen nga taksat antidumping.

Kushtet e \"garantimit\" u ofruan nga eksportuesit kinezë të paneleve diellore, të përfaqësuar në bisedimet me BE-në nga Dhoma Kineze e Tregtisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)