BE miraton masa të reja për uljen e ndotjes së ajrit deri në 2030
Bruksel, 24 nëntor - Bashkimi Evropian vendosi miratimin e planeve më ambicioze në vendet me nivel të lartë ndotjeje të ajrit, deri në vitin 2030.
Me mbështetjen e anëtarëve të Parlamentit Evropian u miratuan plane si ulja e nivelit të ndotësve në nivel kombëtar përfshirë dioksidin e sulfurit, të oksideve të nitrogjenit dhe PM2.5.
Ndotja e ajrit është shkaku i 400 mijë rasteve të vdekjeve të parakohëshme në vit, në vendet e BE-së.
Pritet që këto masa të ulin 50% ndikimin e ndotjes në shëndetin e qytetarëve të BE-së, deri në vitin 2030.