23 Dhjetor 2024

BE miraton marrëveshjen për panelet diellore kinëze

Bruksel, 4 gusht - Komisioni Europian deklaroi miratimin zyrtar tëmarrëveshjesh mbi çmimin e produkteve fotovoltaike të importuara ngaKina.

Në këtë marrëveshje janë përcaktuar çmimet më të ulëta të produkteve të paneleve diellore kineze në tregjet e BE-së dhe janë tërhequr taksat e anti-dumpingut ndaj ndërmarrjeve kineze që marrin pjesë në këtë marrëveshje.

Sipas deklaratës së Komisionit Europian marrëveshja është përkrahur nga të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Më 29 korrik, komisioneri europian për Tregtinë Karel De Gucht u shpreh në një konferencë shtypi se shumë kompani të paneleve diellore kineze pranuan kufizimin e çmimeve më të ulëta të produkteve të tyre që eksportohen në BE. Këto ndërmarrje mund të shmangen nga taksat e anti-dumpingut.

Mosmarrëveshja mbi panelet diellore midis Kinës dhe BE-së është mosmarrëveshja më e madhe tregtare në historinë e tregtisë dypalëshe.

Në fillim të qershorit, BE-ja deklaroi vendosjen e taksave të përkohshme të anti-dumpingut prej 11.8% ndaj produkteve kineze fotovoltaike e nëse palët nuk do të arrinin një kompromis para 6 gushtit, atëherë kjo taksë do të rritej në 47.6%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)