BE formon Aleancën Energjetike
Bruksel, 8 shkurt - Nënkryetari i Komisionit të BE-së dhe komisioneri për Energjinë Marosh Shefçoviç njoftoi në mbledhjen e ministrave të energjisë së BE-së të zhvilluar në Lituani, formimin e Aleancës Energjetike.
Ai theksoi se krijimi i strategjisë për energjinë në Bashkimin Europian ka një objektiv të qartë për të ulur varësinë tek importi i naftës dhe i gazit natyror.
Sipas planit, që ka mundësi të miratohet më 25 shkurt, strategjia kornizë e energjisë e BE-së, por kjo përballohet ende me shumë sfida, si për shembull unifikimi i çmimit dhe politikave të vendeve anëtare.