BE do të shpenzojë rreth 2 miliardë euro për novacionin në energji
Bruksel, 2 dhjetor - Komisioni Europian për Kërkime, Shkencë dhe Risi ka bërë të ditur se Bashkimi Europian do të shpenzojë rreth 2 miliardë euro për novacionin në energji.
Sipas Komisionit, shpenzime do të bëhen kryesisht në fushën e energjisë së ripërtëritshme, ruajtjen e energjisë elektrike etj.
Një komisioner vuri në dukje se shifra e 2 miliardëve zë një pjesë të vogël nga subvencioni vjetor prej 100 miliardë që shkojnë për sektorin e lëndëve djegëse fosile.