BE dhe ShBA forcojnë bashkëpunimin në fushën e energjisë
Bruksel, 27 mars - Liderët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Bashkimit Europian (BE) njoftuan të mërkurën në Bruksel se do të punojnë për miratimin e shpejtë të marrëveshjes së Tregtisë dhe Investimeve të Partneritetit Ndëratlantik.
Përveç këtyre, të dy palët do të nxitin eksportimin e gazit argjilor të ShBA-së në tregun europian për të pakësuar varësinë nga Rusia.
Presidenti Obama e nxiti Bashkimin Europian të rishqyrtojë politikat për hapjen e tregut të energjisë.
Presidenti i Komisionit të BE-së, Jose Manuel Barroso u shpreh se unioni do të bëjë të gjitha përpjekjet për të kryer reformimin e tregut të energjisë.