BE dhe Rusia nuk arrijnë konsensus për çështjet e energjisë
Brukel, 23 dhjetor - Samiti i 30-të mes Bashkimit Evropian dhe Rusisë u zhvillua të premten në Bruksel për të diskutuar çështjet e energjisë, nga ku palët dështuan për arritjen e konsensusit midis Moskës dhe Brukselit.
Rusia është furnizuesja më e rëndësishëm e BE-së për produktet energjetike.
Presidenti i Këshillit Europian Herman Van Ropmuy u shpreh se ekonomia e BE-së dhe ajo e Rusisë janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën.
\"45 për qind e eksporteve ruse shkojnë në BE, ndërkohë që 35 për qind e importeve ruse vijnë nga BE-ja,\" u shpreh Van Rompuy në një konferencë shtypi pas samitit.
Në vitin 2011, 79% e eksporteve ruse si naftë bruto, gaz natyror etj janë transportuar drejt BE-së. Por, BE-ja këmbëngul se në bazë të ligjit antitrust, kompanitë energjetike ruse duhet të ndalojnë planin e tyre për ndërtimin e tubacioneve të gazit në të gjitha vendet europiane.
Ndërkohë, presidenti i Rusisë Vladmir Putin u shpreh se Rusia dhe BE-ja duhet të kërkojnë një zgjidhje reciproke në bazë të marrëdhënieve dypalëshe.
Presidenti i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso sqaroi se hetimet mbi dyshimet për fiksimin e çmimeve të naftës të kompanisë ruse të gazit kanë si qëllim ruajtjen e konkurrencës së tregut dhe kufizimin e fuqisë së monopolit.
Megjithatë, të dyja palët shprehën përkrahje për zgjidhjen e krizës siriane dhe ritheksuan vendosmërinë e tyre për nxitjen e procesit të paqes në Lindjen e Mesme, duke kundërshtuar zgjerimin e vendbanimeve hebreje në Bregun Perëndimor.