BE bie dakord për ratifikimit të shpejtë të Marrëveshjes së Klimës
Bruksel, 3 tetor - Vendet e Bashkimit Europian ranë dakord për të përshpejtuar ratifikimin e Marrëveshjes së unifikuar të Parisit për Ndryshimet Klimatike.
Komisioneri europian për çeshtjet e klimës, Miguel Canete tha se përmes unifikimit Europa përcjell një mesazh bashkëpunimi drejt pjesës tjetër të botës.
\"Reputacioni ynë duhet vlerësuar, pasi ata thanë se Europa është tejet e komplikuar për të vepruar me shpejtësi. Sot treguam qartë se çfarë do të thotë sipërmarrje. Marrëveshja e arritur sot shpreh bashkim dhe solidaritet\", tha komisioneri Canete.
Pas miratimit këtë javë nga Parlamenti Europian, nënshkrimi i Marrëveshjes së Parisit për Ndryshimet Klimatike nga të 28 vendet anëtare të BE-së çon në ratifikimin e saj.
Duke pasuar ratifikimin e Marrëveshjes nga Kina dhe SHBA-ja, muajin e kaluar gjatë Samitit të G20 në Hangzhou, 31 vende të tjera e nënshkruan atë gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithëshme të OKB-së në Nju Jork.
Tashmë Marrëveshja është ratifikuar nga më shumë se limiti prej 55 vendesh. Ndërkohë 61 vendet nënshkruese të Marrëveshjes lëshojnë vetëm 47% të ndotjes botërore.
Marrëveshja e Parisit nënshkruhet përfundimisht me kontributin e vendeve që çlirojnë 55% të ndotjes në botë.