23 Dhjetor 2024

BB rithekson mbështetjen për projektet energjetike

Prishtinë, 10 shtator - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka pritur sot drejtoreshën Rajonale të Bankës Botërore, Jane Armitage dhe shefin e Bankës Botërore për Kosovë Jan-Peter Olters, me të cilët ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit në fushën e energjisë me ç’rast është rikonfirmuar mbështetja e këtij institucioni shumë të rëndësishëm ndërkombëtar financiar.

Beqaj me drejtuesit e BB-së ka diskutuar lidhur me procesin e privatizimit të KEDS-it,
investimet nga ana e investitorit privat në energjetikë, dekomisionimin e TC Kosova A, e veçanërisht për Projektin e TC “Kosova e Re” pas ndryshimeve në strukturën e tij.

Nga ana e tyre zyrtarët e BB-së kanë nënvizuar mbështetjen për projektet në fushën e energjisë, duke vlerësuar atë ndër sektorët kyç për zhvillimin ekonomik të vendit.

Gjithashtu në këtë takim është diskutuar edhe për Konferencën për energji të ripërtëritshme dhe efiçiencën e energjisë që do të mbahet me  13 nëntor 2012 dhe përgatitjet për vizitën e Ministrit Beqaj në SHBA,  ku pritet të takohen me përfaqësuesit e BB-së në Uashington.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)