23 Dhjetor 2024

BB mbështet fuqishëm projektet energjetike në Kosovë

Prishtinë, 11 mars - Banka Botërore (BB) ka ritheksuar mbështetjen e fuqishme për projektet energjetike në Kosovë. Kjo është pohuar pas takimit që ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj zhvilloi sot me drejtoreshën e Bankës Botërore  për Ballkanin perëndimor Ellen Goldstein.

Ministri Beqaj tha se me drejtoreshën e BB –së është diskutuam për vazhdimin e bashkëpunimin në fushën e energjisë dhe fushat që ka definuar Strategjia e Bankës Botërore për bashkëpunim me Kosovën.

“Siç e dini për herë të parë kemi një Strategji që është në një fazë të rëndësishme të implementimit të saj dhe Banka Botërore ka qenë përkrahëse e fuqishme e projekteve tona”, tha ai.

Beqaj tha se ka njoftuar zyrtaren e BB-së për zhvillimet e fundit energjetike dhe privatizimin e Distribucionit, proces i cili është realizuar sipas rregullave të Bankës Botërore, IFC si këshilltar të transaksion, që janë përkujdesur për ligjshmërinë e këtij transaksioni dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare të këtij transaksioni.

“Njëkohësisht e njoftova për aktivitetin që jemi duke bërë në drejtim të  shpalljes së  ftesës për oferta që do të bëhet deri në fund të këtij muaji, ftesë e cila do të mundësojë që ne të vazhdojmë me procedura të përbashkëta për të nderuar TC Kosova e Re”, tha ministri.

Kreu i MZHE-së ka bërë të ditur se nga takimet që këshilltarët transaksionit kanë pasur me kompanitë me renome ndërkombëtare si PPC – Cithe Global, Park Holdings dhe Countour Global, e cila është në konsulta me një kompani gjermane në fushën e minierave, kanë konfirmuar me shkrim pjesëmarrjen e tyre në projekt.

Nga ana e saj, drejtoresha e Bankës Botërore  për Ballkanin perëndimor Ellen Goldstein theksoi se mbështetja e BB-së në sektorin e energjisë do të vazhdojë dhe se në vizitën e  saj të parë në Kosovë ishte në TC ”Kosova A”  ku kishe kënaqësinë të shoh se si Qeveria po i adreson çështjet mjedisore.

“E pashë gjithashtu se si instalimi i filtrave të ajrit ka filluar të përmirësojë kualitetin e ajrit për qytetarët e Kosovës. Gjithashtu e pashë se si po konkretizohet edhe mbështetja e BB-së në monitorimin e instalimeve të funksionimit të këtyre filtrave. E pamë edhe projektin të cilin e ka financuar BB që ka të bëjë me pastrimin e hirit tek termocentralet”, tha Goldstein.

Ajo tha se më vonë gjatë këtij muaji do të negociojnë me Qeverinë e Kosovë, brenda kornizës së këtij projekti të pastrimit të hirit dhe të kthimit të tokës në gjendje të mëparshme, për disa masa shtesë në mënyrë që të sigurohemi që të gjitha standardet të përmbushen para se të kalojmë te projekti i ri.

“Më lejoni që të përsëris që Banka Botërore mbështet Kosovën për projektin e ri (TC Kosova e Re) i cili edhe vet si projekt është shumë i rëndësishëm në veçanti për të siguruar furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike përmes një teknologjie të pastër, që është në linjë me standardet globale”, tha Goldstein.

Sipas saj, krahas këtij projekti shumë të rëndësishëm për gjenerim të energjisë elektrike BB, brenda Strategjisë së Energjisë do të adresojë edhe dy çështje tjera të rëndësishme; efiçiencën e energjisë dhe zhvillimin e burimeve të ripërtritshme të energjisë.

“Projekti tjetër që është si një projekt që ndërlidhet me projektin për termocentralin e ri, është projekti i ujit, cili siguron ujë të pastër por edhe të mjaftueshëm për qytetarët e Kosovës qendrore, sepse tani për tani kanalet ujore po humbin 50% të sasisë së ujit”, tha Goldstein.

Drejtoresha e BB-së tha se efiçienca energjisë dhe projekti i ujit bashkërisht me projektin kryesor që është ndërtimi i termocentralit të ri janë baza kryesore e mbështetjes për Kosovën.

“Të gjitha këto do të paraqiten ose do të diskutohen në Konferencën e Donatorëve për energji të qëndrueshme, e cila do të organizohet nga Qeveria e Kosovës e që do të bashkëfinancohet nga BB dhe KE, që pritet të mbahet nga mesi i muajit maj”, tha mes tjerash ajo.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)