BB i jep Kosovës 31 milionë dollarë për efiçiencën e energjisë
Prishtinë, 15 janar - Me qëllim të rritjes së efiçiencës të energjisë në ndërtesa të qeverisë qendrore, respektivisht stimulimin e përdorimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe financimin e projekteve në fushën e efiçiencës së energjisë nëpër komuna, Ministria e Zhvillimit Ekonomik tashmë do ti ketë edhe 31 milionë dollarë shtesë.
Në Ministrinë e Financave, sot është nënshkruar marrëveshja për kredinë e Bankës Botërore (IDA), e cila siguron përkrahje financiare për arritjen e objektivave zhvillimore për efiçiencën e energjisë dhe energjinë e ripërtëritshme të përcaktuara nga Qeveria e Kosovës.