BB do të vazhdon të përkrah projektet e energjisë në Kosovë
Prishtinë, 7 korrik - Banka botërore do të vazhdon ti përkrah projektet në lëmin e energjisë në Kosovë u tha në takimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj dhe drejtorit ekzekutiv të Bankës Botërore Konstatin Huber.
Ministri Beqaj pasi qe u falënderua për përkrahjen e deritashme e informoi drejtorin Huber lidhur me projektet në lëmin e energjisë, me theks të veçantë në projektin Kosova e Re.
Gjatë takimit u bisedua lidhur me ndihmën dhe përkrahjen e Bankës Botërore projekteve në lëmin e energjisë, duke përfshirë edhe projektin e Termocentralit Kosova e Re dhe garancionet të cilat BB mund ti ketë në dispozicion lidhur me këtë projekt.
Temë e bisedës ishin edhe hartimi i një numri të studimeve lidhur me energjinë e ripërtrishme në Kosovë dhe ndihmën të cilën në ketë drejtim do të mund ta japë BB-ja.
Banka Botërore në lëmin e energjisë në Kosovë ka përkrahur projektet siç janë Master Plani i transmetimit të energjisë elektrike, reduktimi i humbjeve teknike në transmetim dhe shpërndarje, Master Plani i shpërndarjes së energjisë, Strategjia e linjitit dhe zhvillimit të minierave, Ngrohja qendrore, Gazi Natyror dhe shumë projekte tjera.