29 Dhjetor 2024

BB do të ndihmoj në financimin e energjisë së ripërtrishme në Kosovë

Prishtinë, 13 prill - Gjatë takimeve të përvitshme pranverore në Washington të cilat organizohen nga Banka Botërore, ministri i zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka, dhe ai i ministrisë së financave, Bedri Hamza, u takuan me zëvendës presidentin e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi, Cyril Muller me të cilin diskutuan për bashkëpunimin që ka Kosova me Bankën Botërore dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij bashkëpunimi.

Gjatë takimit, ministri Lluka shpalosi nevojat për ndihmë në sektorin minerar, duke kërkuar asistencë teknike për zhvillimin e Trepçës dhe 11 zonave me interes të veçantë të pasura kryesisht me plumb, zink, nikel dhe krom.

Lluka tha se prezenca e Bankës Botërore në këto asete strategjike është më se e nevojshme për shkak se ndihmon në rritjen e kredibilitetit, transparencës dhe konkurrueshmërisë.

Po ashtu, përmes Institucionit Financiar Ndërkombëtar (IFC), Banka do të ndihmoj me zhvillimin e procedurave për dhënjen e licencave të energjisë së ripërtëritshme përmes ankandit, duke ofruar edhe financim për 100 mw e para.

Zv. Presidenti Muller u shpreh i kënaqur me partneritetin e deritanishëm që ka më Kosovën dhe parasheh rritje të projekteve në fushën e ujërave dhe energjisë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)