Bartja e aseteve te Limaku do të bëhet më 7 maj
Prishtinë, 3 maj - Komisioni Qeveritar i Privatizimit të Kompanisë Kosovare për Furnizim dhe Distribuimit të Energjisë (KKDFE) ka shqyrtuar të premten procesin e bartjes së kompanisë KKDFE në Kosovo Limak Calik Energy dhe ka konstatuar se duke u bazuar në ligjet e aplikueshme në vend dhe dokumentet e tenderit, data për bartjen e aseteve është 6 maj 2013.
I kontaktuar nga gazeta "Epoka e re, Gëzim Baxhakut, këshilltar në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik (MZHE), ka bërë me dije se bartja e aseteve do të bëhet më 7 maj, meqë 6 maji është ditë feste.
Pasi bëhet fjalë për ditë feste shtetërore, bartja e aseteve nga kompania KKDFE në Kosovo Limak Calik Energy, do të kryhet të martën më 7 maj 2013, ka theksuar ai.(Epoka e re)