Banorët e Hades protestojnë ndaj vonesës në procesin e zhvendosjes
Prishtinë, 26 prill - Banorët e fshatit Hade do të protestojnë sot para ndërtesës të Qeverisë së Kosovës për t’i shprehur pakënaqësitë ndaj vonesës në procesin e zhvendosjes dhe anashkalimin e fshatit Hade, po ashtu edhe drejtimin e minierës.
"Ftojmë të gjithë ata të cilët janë në dijeni për parregullsitë dhe brengat e banorëve të fshatit Hade t’i bashkëngjiten protestës; përfaqësues të shoqërisë civile, banorë të Obiliqit dhe qytetarë të tjerë", thuhet në ftesën e banorëve të këtij fshati.
Protestës i bashkohet dhe Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), që si organizatë ka mbështetur fuqishëm të drejtat e këtyre banorëve që u janë cenuar tash e sa vjet.